Përplasja me Haradinajn, Tritan Shehu: Rama të përgjigjet për “Jugosllavinë e Re” dhe “Shkëmbimin e territoreve!

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, i kërkon kryeministrit Edi Rama të përgjigjet për “Jugosllavinë e Re” dhe “Shkëmbimin e territoreve” përpara se të bëhet “gjykatësi” i Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt.

Mesazhi i Tritan Shehut:

Rama, te pergjigjet per “Jugosllavine e Re” e “Shkembimin e territoreve”, perpara se te behet “gjykatesi” i Kurtit e Haradinajt!
Ashtu si sot, ne vazhdimesi perzjerja e Rames ne punet e Kosoves vetem rreziqe i ka krijuar atij vendi, shqiptareve kudo ku jane, Rajonit ne terresi.
Kjo ka ndodhur kur ai si bashkeautor shqipfoles i teorise se Shkembimit te territoreve ngjalli endren e “Serbise se Madhe”, apo kur si tellall i Vucic per ate “Shengen” po na fuste ne “Jugosllavine e Re” me drejtim Euroasian.

Ne fakt ai shkaterroi gjithecka edhe kur u “perzie” ne Maqedonine e Veriut me te famshmin takim ne Pogradec!
Per te mos folur per “corben” e rrezikeshme me disa lidhje e partnerite qe ka krijuar ne Tirane.
Te gjitha keto nderhyrje, lidhje, bashkepunime te ngushta te tij, kane qene te motivuara, inspiruara apo stimuluar nga burime me interesa ndesh me tonat.
Pra ai duhet te qendroje e duhet mbajtur sa me larg mundesise se interferencave te tilla, qe rrezikojne rende interesat tone kombetare, rrugen tone europiane e Perendimore.
Sa per Kosoven, ajo ka tashti klasen e saj te zhvilluar politike, ka bashkepunimin e vendeve kryesore te BE e mbi te gjitha ka ne krah ShBA, lidhjet e maredheniet me te cilin jane e duhet te jene te “shenjta” per ate e per te gjithe shqiptaret.
Pa asnje dyshim politika kosovare duhet e do te kordinoje te gjitha veprimet e qendrimet thelbesore me Washingtonin; fushe ku “shtyrja” e Rames per tu bere “faktor”, vecse do ta komprometoje ate.

Zjarr Tv Ad