Kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes ku u diskutua mbi qëndrimet që PD do të mbajë ndaj zgjedhjes së Presidentit, bëri me dije se për shkak se nuk ishin të gjithë deputetët e pranishëm do të ketë një tjetër mbledhje.
Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se Partia Demokratike do të diskutojë për të mbajtur qëndrimin e tyre përfundimtar dhe për të grisur fasadën e Edi Ramës.
Ndërsa, sa i përket debatit me Sali Berishën ai tha se në mbledhjet e Grupit Parlamentar ka gjithmonë zhurmë se gjithmonë ndodh që vjen Berisha dhe pa ndonjë rol jep mendimin e tij.
“Kjo çështje është sqaruar në disa mbledhje. Sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar çështja që u diskutua ishte e axhendës parlamentare, një çështje tjetër ishte e qëndrimit që do të mbajë PD në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Do të duhet në mënyrë koludiale të konsultohen të gjithë deptuetët në lidhje me qëndirmin që do të mabjë PD, prandaj do të duhet një mbledhje tjetër. Gjtithmonë ndodh që vjen Berisha pa ndonjë rol dhe jep opinionin e tij, është i lirë të japë opinionin e tij por unë mbaj qëndrimin tim. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është një proces i rëndësishëm, pavarësisht faktit që me ndryshimet kushtetuese të 2008 të marëveshjes Berisha-Rama, zgjedhja e presidentit degradon në raundin e 4-5 me 70 vota.
E kuptoni sa penalizuese është për opozitën. Edhe sot që flasim, opinioni im është i qartë. Rama nuk e ka të drejtën që të zgjedhë presidentin, po ua them. 4 deputetë nuk janë në sallë por qeli, dy janë “non grata”. Edhe në këtë aspekt është i delegjitimuar.Presidenti është i shqiptarëve dhe ka dy rrugë, njëra është më bishtin ndër shalë dhe të shmangemi, por jo kjo nuk ndodh. Jo duke i ikur Edi Ramës, por duke ia grisur fasadën”, tha Alibeaj.