Me natyrë provokuese e ka cilësuar analisti Mentor Nazarko, pyetjen e gazetarit Klevin Muka, që solli përplasjen me kryeministrin Edi Rama.
Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Nazarko vlerësoi gazetarin për seriozitetin e tij, por pyetja për kodin etik, me të cilën ai iu drejtua ministres Olta Xhaçka ishte sipas tij jashtë kontekstit.
“Gazetari është i shkëlqyer. Ka stabilitet emocional. Por në atë rast nuk ishte vetëm pyetje jo etike, por edhe pa kuptim. Ai është një kod i pavlefshëm. Ai kod etik që është miratuar me vonesë. Duhet të kopjuar nga ndonjë kod tjetër.
Problemi nuk është te kodi, prandaj mendoj se ishte jashtë kontekstit. Ishte provokuese. E vinte theksin te cilësia e kodit. Ishte një cic-mic i panevojshëm. Ishte jashtë edhe përfytyrimeve që unë kam për gazetarin. Është nga reporterët më të mirë”, tha Nazarko.