Përplasja Meta-Basha, Gjiknuri del me deklaratën e fortë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi politik i PS-së në Elbasan, Damian Gjiknuri ka komentuar qëndrimet e fundit të Presidentit Meta në lidhje me përplasjet që ka nisur me kryedemokratin Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat, Gjiknuri u shpreh se nisur nga dinamika e zhvillimeve që po ndodh me opozitën, Presidenti është duke përcaktuar edhe të ardhmen e tij politike.

“Nuk e kam ndjekur çfarë ka thënë presidenti, por nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti është një aktor i deklaruar politik, po përcakton të ardhmen e tij të re politikë në dinamikën që po zhvillohet brenda opozitës,” u shpreh Gjiknuri.

Më tej, ai komentoi edhe komisionin e reformës zgjedhore. “Komisioni akoma s’ka filluar punë ne presim që të vijnë në binarë dhe shinat e eksperiencës së kaluar për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore,” u shpreh Gjiknuri

Zjarr Tv Ad