Përplasja në ish- Bllok, flet miku i komandos Meviol Billo

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ajaks Boshnjaku është marrë në pyetje në policinë e Tiranës ku ka deklaruar se nuk është i përfshirë në konfliktin me armë në lokalin në ish-bllok, ku humbi jetën një person dhe u plagosen dy të tjerë.

Boshnjaku ka deklaruar se ka qenë në lokal në fillim të sherrit dhe sa ka filluar përplasja ka dalë nga lokali . Boshnjaku u vetëdorëzua në Policine e Tiranës, ndërsa nesër pritet të dalë përballë gjykatës për rivlerësim mase pasi ndaj tij është caktuar arrest me burg në mungesë.

Boshnjaku ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në ish-bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ajaks Boshnjaku është mik i komandos Mevjol Billo, i cili është i dyshuari kryesor për shkëmbimin e zjarrit me viktimën dhe të plagosurit të cilët ishin miq me njëri-tjetrin.

Ndërkohe që policia vazhdon kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje te rëndë mes të cilëve përveç Billos, edhe partneri i Elvana Gjatës, Ervin Mata.

Zjarr Tv Ad