Përplasja për firmat në PD, Bylykbashi sqaron se si mblidhet Kuvendi Kombëtar

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka shpjeguar mënyrën se si do të verifikohen firmat e dorëzuara nga ish-Kryeministri Sali Berisha për të thirr Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor.

Në emisionin “Opinion”, Bylykbashi tha se verifikimi i firmave do të bëhet vetëm në mbledhjen e Kuvendit.

Më tej deputeti ka treguar detaje nga procedura e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, që nga verifikimi i kuorumit e deri tek hapja e punimeve.

Deputeti tha se dhe vet kryetari i PD, Lulzim Basha mund të shkojë në Kuvendin Kombëtar dhe të bëjë verifikimin e firmave.

“Sigurisht që është bërë ftesa shumë e qartë, kush të dojë mund të shkojnë t’i shohin formularët janë aty.

Janë më shumë se kërkesa statutore. Është bërë thirrja, është kërkuar data. Por verifikimi bëhet në datën 11 Dhjetor nga vetë Kuvendi nga komisioni i verifikimit që do të ngrihet atë ditë.

Pas verifikimit nga komisioni, nëse rast se është ¼, pra është bërë thirrja e Kuvendit. Pastaj verifikohet prezenca e më shumë se gjysmës së anëtarëve dhe kur kjo gjë ndodh, shpallet që Kuvendi është mbledhur dhe merren të gjitha vendimet. Atë ditë në Kuvend atë ditë kryetari i partisë dhe kryetari i seksionit janë të barabartë.

Unë pres që zoti Basha të mos ketë siklet, të shkoj t’i shoh nuk ka kompetencë që t’i verifikoj, por mund t’i shikojë”, tha Bylykbashi.

Zjarr Tv Ad