Përplasja Rama Yuri Kim për SPAM/ Klodiana Lala tregon cili është personi preferuar për kreun e SPAK…

0
907
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, nuk ndodh për emrin që do të bëhet kreu i SPAK, por për të gjithë strukturën.

Ajo më tej deklaroi se shqetësimi i ambasadores së SHBA, është mundësia që qeveria të ndërhyjë në SPAK, duke e bërë këtë institucion të lirë vetëm në letra, por jo në realitet.

Klodiana Lala gjithashtu zbuloi për herë të parë se ka të dhëna se politika ka shfaqur interes për një person të caktuar për t’a vendosur në këtë pozicion, dhe se ky “personazh”, është thirrur nga një politikan.

Ky person ka qenë një nga emrat më të përfolur për këtë pozicion, por është tërhequr nga gara për shkak se i janë lënë disa detyra.
“Problemi është që bëhet fjalë për zgjedhjen e kreut të SPAK, i cili në Prokurorinë e Posaçme nuk është as më pak dhe as më shumë një sekretar i përgjithshëm, ky është funksioni, dhe nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët e tjerë.

Ne na bëjnë përshtypje emrat, por më shumë se emri unë mendoj se nga njëra anë është DHASH dhe taksapaguesit amerikanë që kanë investuar për reformën në drejtësi, pala tjetër është qeveria.

Qëllimi i reformës ishte që politika të mos kishte asnjë ndikim, çështja është që sot qeveria po tenton ta kapë, dhe pavarësia mbetet vetëm në letër. Secili prokurori sot është i çështjes së tij. Nëse më parë drejtuesi i Prokurorisë ishte Zot në mënyrë si drejtohej institucioni, sot nuk ka asnjë fuqi mbi trupin. Pra lufta bëhet për të gjithë strukturën.

Çështja është që SHBA ka informacione që ne nuk i kemi, që palë politike i kanë shtrirë tentakulat në SPAK, dhe kjo është frika më e madhe e ambasadës amerikane.

Përpara se të garonin Xholi, Dumani dhe Kondili, personalisht di që ka pasur interes politik që një tjetër prokuror të garonte për SPAK dhe është thirrur nga një person politik dhe ka qenë një nga njerëzit më të përfolur, dhe është tërhequr nga gara se ka pasur disa detyra që i janë lënë.

Çështja është sa kjo strukturë duke qenë nën hyqmin e qeverisë do të arrijë të ndërhyjë në interesa të larta?! Dyshoj se përplasja mes ambasadores Kim dhe qeverisë, ka të bëjë me të gjithë strukturën”, tha Lala në “Open”

Zjarr Tv Ad