Përplasja Veliaj-Duka, mesazhet Shantazhet dhe tritoli, Balla: Policia të japë ndëshkim shembullor, reagimi i kolegut tim ka qenë…

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist, Taulant Balla ka dhënë një intervistë për mediat pas vizitës në spitalin Rajonal të Fierit ku u shoqërua nga ambasadori rumun. Në prononcimin për mediat, Balla foli edhe për ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme duke nisur që nga përplasja mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt dhe kreut të FSHF, Armand Dukës.

Balla tha se për veprimet dhe shantazhet të kryeëra ndaj Dukës, policia duhet të ndërmerrte masa hetimore në mënyrë të menjëhershme. Ndërsa tha se reagimi i Veliajt kishte qenë mbështetës ndaj hetimeve për këtë ngjarje.

Taulant Balla: Policia dhe prokuroria janë në krye të detyrës dhe në çdo rast ata duhet të bëjnë detyrën sepse unë mendoj se kjo nuk duhet politizuar dhe drejtuar gishti ndaj askujt. Ndaj edhe reagimi I kolgeut tim Erion Veliaj ka qenë shumë mbështetës në dobi që të hetohet çdo lloj tentative për të intimiduar këdo. Unë besoj se shumë shpejt policia do vendosë një dënim shembullor. Nuk e di se ku e gjejnë burimin por ligji do godasë këdo.

Zjarr Tv Ad