Përplasje brenda PS/ Babai i deputetes së zgjedhur në Kukës sulmon qeverinë: O Zot o Zot…po shesin tamponët me 50 euro, pse moj zonja ministre nuk hapni…

0
388
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Babai i deputetes së zgjedhur Gerta Duraku biznesmeni Shyqyri Duraku në një postim në rrjetin e tij social ka sulmuar sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Duraku shprehet se kishte vuajtur shumë gjatë ditës së djeshme vetëm për të bërë një tampon që sipas tij ishte 50 euro duke iu dashur të presë shumë veta në rradhë.

Më tej ai ankohet për mungesën e pikave të tilla ku mund të bëhen tampone dhe i kërkon ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliut dhe qeverisë që ta marrin më seriozisht këtë punë.

Statusi i plotë i Shyqyri Durakut, babait të deputetes së zgjedhur të Kukësit:

Mirmengjes miqte e mi. Vuajta shume dje per nje tampon. Tek Zogu i zi ishte 50 euro dhe 200 veta ne radhe, me thane ne Rinas eshte me lehte, vajta atje ishte 25 euro dhe mbi 500 veta ne radhe.U detyrova humba kohe e mora.

Me thane ne Morin 10 km radhe per nje tampon. O zot, o zot si nuk e mori nje here shteti kte pune seriozisht. Po pse moj Zj. Ministre nuk hap nja 20 pika te tilla ne Tirane dhe ne Dogana, bene me 20 euro, me 20 mije tampone ne dite dhe me nje te ardhur minimumi 12 milion euro ne muaj.

Po mire mor Miq nuk paska nevoje ky shtet per te ardhura qe kursejne edhe xhepat e shqiptareve. A e kuptojme se privatet sot arketojne 30-40 milion euro dhe me shume ne muaj nen hunden e nje shteti budalla.

Zjarr Tv Ad