Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve këtë mëngjes ka shkaktuar 4 të plagosur. Dy makina, një Benz me targa AB 385 CL është përplasur me një Opel me targa AA 304 HL në kryqëzimin e Savrës, siç shihet nga pamjet e sjella nga gazetari i SYRI TV.
Benzi hynte në autostradë, ndërsa Opel-i vinte në drejtim të Lushnjës nga autostrada Fier – Lushnjë.
Si pasojë e përplasjes, katër persona janë lënduar: drejtuesi i Benz-it dhe tre të tjerët udhëtarë me Opel. Sipas dëshmitarëve, gjendje e të plagosurve është e mirë dhe të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore.
Ky kryqëzim në Savër është ndër “pikat e zeza” në qarkullimin rrugor në Lushnjë dhe ka pasur disa humbje jete në të shkuarën.