Përplasje me armë mes dy grupeve në Kavajë, vritet kalimtari, 7 plagosen

0
24

Një 50-vjeçar, kalimtar në rrugë, ka mbetur i vdekur nga përplasja me armë zjarri e dy grupeve në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 4. Viktima është identifikuar si Ramazan Hasalliu.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 7 të plagosur.

Gjashtë prej tyre ndodhen në spitalin e Durrësit dhe një në gjendje të rëndë në Tiranë.

Tre nga shtatë të plagosurit janë Sali Mekja, Rustem Dedaj, Arben Ajdini.

Policia ka arrestuar si autorë të ngjarjes vëllezërit Elio dhe Eraldo Hyka.

Ky i fundit ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij me qesen e bukës kur grupi i të rinjve janë përplasur mes tyre.

“Ngjarja ka nisur prej mbrëmjes së djeshme ku dy vëllezërit Hyka janë përplasur me grupin tjetër të të rinjve në një lagje tjetër të Kavajës. Ndërsa sot janë rikthyer në lagjen numër 4 ku dhe janë përplasur me armë zjarri. Fillimisht ka pasur një përplasje verbale më pas ka degjenuar për përdorimin e armëve” raporton gazetari Leonidha Musaj.

Mësohet se policia ka arrestuar dhe dy nga personat e plagosur.