Përplasje me armë zjarri në Vlorë, një i plagosur

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një konflikt mes disa personave ka sjellë plagosjen e njërit prej tyre në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 kur është njoftuar për shtëna me armë zjarri në zonën e Lungomares.

Sipas informacioneve të para një person me inicialet D.C. ka mbetur i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Konflikti ka nisur mes disa personave në një lokal në Lungomare të cilët më pas kanë nxjerrë armët.

Të shtënat kanë shkaktuar panik në zonë, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. I plagosur është dërguar në spital ku po merr ndihmën e mjekëve. Ndërkaq policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe janë ngritur postblloqe nëpër qytet.

 

Zjarr Tv Ad