Përplasje mes Gjekmarkajt dhe Ndrecës: Jeni futur kotec më kotec për tu bërë palë me krimin, ndaj jeni sot në pushtet

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Plarent Ndreca dhe Agron Gjekmarkaj kanë pasur një debat të ashpër në studion e “Open” në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Ndreca thotë se i kanë mërzitur shqiptarët me të njëjtin refren, ndërsa Gjekmarkaj e akuzoi se mbështet krimin dhe pushteti i PS është i bandave.

Ndreca: Ju në Lezhë keni bërë fitore. Nuk janë vjedhur votat dhe keni fantazi, prandaj keni 8 vite që thoni tjetër gjë sa keni mërzitur shqiptarët.

Nëse nuk hyn juve në xhep, ju e deformoni, e fyeni dhe e përbaltni. Pse vetëm ju keni ndërgjegje? Ti mendon se unë funksionoj ashtu sic funksionon ti. Nuk flas për post.

Gjekmarkaj: A ke qenë kandidat për deputet?

Ndreca: Po.

Gjekmarkaj: Prandaj nuk duhet ta mbrosh, i di mirë vjedhjet që keni bërë.

Ndreca: Unë jam pjesë e shumicës shqiptare. Nuk keni lidhje me shqiptarët ju, keni të tjera objektiva, jeni shumë mbrapa.

Gjekmarkaj: Ju jeni futur kotec më kotec për tu bërë palë me krimin. Pushteti juaj është i bandave. Sot keni pushtetin prej tyre kudo në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad