Përplasje mes Luigi Di Maio dhe “jelekverdhëve”

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Jelekverdhët” tronditin qeverinë franceze, këtë here në politikën e jashtme. Zëvendës kryeministri italian Luigi Di Maio ka zhvilluar një takim me një përfaqësi të “jelekverdhëve” në afërsi të Parisit të martën, takim i cili ka ngjallur zemërim dhe përçarje në diplomacinë mes dy vendeve.

Ministria e Jashtme franceze njoftoi këtë të enjte se ka thërritur ambasadorin e saj në Romë për konsultime, pas një serie provokimesh nga udhëheqësit e qeverisë populiste të Italisë.

“Për disa muaj, Franca ka qenë shenjester e akuzave të përsëritura”, thotë ministria në një deklaratë, duke i quajtur të gjitha këto si të praprecedenta që prej Luftës së Dytë Botërore.

Zëvendës kryeministri i Italisë Matteo Salvini më vonë kërkoi të lehtësonte tensionet, duke thënë se ai do të ishte i lumtur të zhvillonte bisedime me Presidentin Emmanuel Macron. Ministri i brendshëm Matteo Salvini nisi një sulm personal të drejtpërdrejtë ndaj presidentit Macron muajin e kaluar, duke thënë se shpresonte që populli francez së shpejti do të ishte në gjendje të “lirohej nga një president i tmerrshëm”. Ai u shpreh ne facebook se “Mundësia do të vijë më 26 maj ne zgjedhjet evropiane, kur më në fund populli francez do të jetë në gjendje të marrë kontrollin e së ardhmes.

 

Zjarr Tv Ad