Përplasje mes Policisë dhe banorëve të Rinasit, efektivët shtyjnë protestuesit për t’i larguar nga rruga, lëndohet një person

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka filluar të ndërhyjë për të larguar banorët e Rinasit nga rruga, të cilët ata e kanë bllokuar prej më shumë se 1 ore, duke kërkuar që lëvizja drejt aeroportit të mos bëhet me një sens lëvizje, siç ka njoftuar ARRSH.

Për shkak të përplasjeve me policinë, njëri prej banorëve është lënduar në kokë, teksa vijon të shtohet numri i efektivëve që mbërrijnë në vendngjarje, pasi në ndihmë të efketivëve ka ardhur edhe FNSH.

Në mbështetje të banorëve të Rinasit është edhe deputetja demokrate Andia Ulliri, teksa banorët kanë bërë me dije se protestat do të përshkallëzohen, madje nesër nuk do t’i dërgojnë në shkollë fëmijët.

Zjarr Tv Ad