Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Po zhvillohet protesta e 8-të e organizuar sot nga opozita paralel me seancën plenare të Kuvendit. Ndërkohë që nuk ka patur tentativa nga protestuesit për të thyer kordonin e policisë, por vetëm incidente mes demostruesve.
Mes protestuesve ka patur një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare, ku edhe është dyshuar për infiltrim të policisë.
“Jam para Parlamentit, ku i është bashkuar edhe pjesa më e madhe e protestuesve. Protestuesit kanë qenë të distancuar nga kordoni i policisë, nuk ka pasur tentativa për ta thyer. Disa momente pati një incident mes protestuesve një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare.
Ka patur dyshime për infiltrim të protestuesve nga ana e policisë.”