Përplasje në Elbasan, policia largon tifozët ultras

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tifozët ultras “Kuq e Zi” që janë mbështetësit më të zjarrtë të kombëtares shqiptare të futbollit, kanë vijuar sërish protestat e tyre kundër Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kreut të saj Armando Duka.

Pas thirrjeve të tyre jashtë stadiumit në kor, ka ndërhyrë Policia së pari duke i nxjerrë nga stadiumi, e më pas duke i larguar edhe nga rruga pranë stadiumit, ku vazhdonin me të njëjtat thirrje si dhe me ndezje flakadanësh e tymuesesh.

Prej disa kohësh mbështetësit ultras të kombëtares, kanë mosmarrëveshje me Armando Dukën, ndërsa për një kohë të gjatë kanë bojkotuar ndeshjet brenda të kombëtares.

Zjarr Tv Ad