Përplasje në hyrjen e Bashkisë së Durrësit

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Momente tensioni në hyrjen e Bashkisë së Durrësit, me qytetarë që përplasen me policët bashkiakë.  Qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit paraqiten çdo ditë pranë bashkisë së Durrësit për t’i dhënë një zgjidhje problematikave të tyre, si strehimi dhe rindërtimi i banesave të shembura, të cilat kanë shkaktuar edhe situata konfliktuale, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

Qytetarët, të lodhur nga pritja në radhë dhe mosmarrja e një përgjigje të prerë, janë konfrontuar me efektivin e policisë që qëndron në hyrje të Bashkisë së Durrësit, në tentativë për tu futur brenda.

“Hape derën, jam e sëmurë me zemër unë”, dëgjohet një prej banoreve, ndërsa merr përpara efektivin e vendosur për menaxhimin e hyrje-daljeve në bashki dhe realizon qëllimin e saj.

Tërmeti i 26 nëntorit i mori jetën 23 personave në Durrës, ndërsa dëmtoi me qindra apartamente duke lënë mes katër rrugëve mijëra banorë.

 

Zjarr Tv Ad