Përplasje në Komisionin e Medias, Vokshi: Greva ju ka çorientuar komplet

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Medias dhe Edukimit ka thirrur në dëgjesë Asamblenë e Personelit Akademik, pas kërkesës publike të bërë prej tyre një ditë më parë.

Kjo mbledhje u karakterizua me debate mes kryetarëve dhe anëtarëve të këtij komisionin, të cilët mbajtën qëndrime të ndryshme në raport  me kërkesat e pedagogëve.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi u shpreh se greva e pedagogëve ka çorientuar socialistët duke rikujtuar se duhen të dëgjohen të gjithë pedagogët, pasi sipas saj, ky është një detyrim i parashikuar në ligj.

DEBATET NË KOMISION:

Luçiano Boci: Unë nuk e kuptoj. Ne kemi detyrën publike t’u dëgjojmë. Ne do të dëgjojmë pedagogët për interesin që kanë për universitetin. Ne përfaqësojmë këtu interesin publik. Asambleja është thirrur me 1/3 e firmave. Ne menjëherë duhet t’i pranojmë dhe t’i dëgjojmë.

 Milva Ikonomi: Ne morën një vendim dje që do të thërrasim në dëgjesë Asamblenë e Personelit Akademik.

 Albana Vokshi: Greva ju ka çorientuar komplet, ne në komision jemi të detyruar t’i dëgjojmë. Organizatorët e asambleve janë profesorë të ndryshëm që nuk kanë të bëjnë me  partitë politike. Çdo dekanati çdo rektorati do t’i shkojë ftesa për ta dëgjuar. Sot jemi këtu për t’ju përgjigjur Asamblesë së Pedagogëve.

 Kejdi Mehmetaj: Ne dje ramë dakord që të bëjmë disa dëgjesa. Asnjëra nuk e përjashton tjetrën dhe unë nuk e kuptoj se kush janë ata që na detyrojnë të thërrasim njërin dhe jo tjetrin. Që këtu ne po e vrasim autonominë e universitetit duke u marrë edhe mungesat. Ne kemi detyrimin t’i dëgjojmë , por kjo nuk e përjashton që të çojmë nesër një ftesë për senatet dhe dekanët.

Zjarr Tv Ad