Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Grupe të mobilizuara serbësh, kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje, në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të vendosur reciprocitet në target e automjeteve.
Ata po qëndrojnë në mes të rrugës, edhe pse janë paralajmëruar nga Njësia Speciale që ta lirojnë atë dhe të rinisë qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet.
Policia po zhvillon kontolle të detajuara ndaj automjeteve, ku tashmë shumë kamionë janë ndaluar në këtë zonë kufitare.
Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje, ndërkohë që mediat fqinje raportojnë se aktualisht kjo pikë kufitare është mbyllur.