Përplasje, tensione dhe tymuese! 9 minuta seancë parlamentare! Çfarë ndodhi brenda dhe jashtë Kuvendit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka zgjatur vetëm 9 minuta seanca e sotme parlamentare, e cila është shoqëruar me debate të ashpra por edhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe gardës.

Gjithçka nisi rreth orës 9:00, kur deputetët e PD kanë shkuar jashtë ambienteve të Parlamentit, por nuk janë lejuar të futen, pasi disa prej tyre janë të përjashtuar.

Ndërkohë fillimisht nuk janë lejuar të futen as deputetët socialistë, të cilët kanë përdorur dyert e pasme për tu futur.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i përjashtuar ka folur disa herë për mediat, duke thënë se kjo është një skenar i Ramës, i cili ka dhënë urdhër që të mos futen deputetët e PD.

Ndërkohë sapo seanca ka nisur deputeti i PD, Edmond Spaho ka hedhur tymuese.

Maxhoranca ka hequr nga rendi i ditës marrëveshjen e firmosur nga kryeministri Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni për emigrantët.

Gjykata Kushtetuese mori dje (13 Dhjetor) vendimin për pezullimin e për të shqyrtuar padinë e bërë nga deputetët e opozitës për marrëveshjen me Italinë.

Padia do të shqyrtohet më 18 janar, në orën 10:00, ndërsa Partia Socialiste kishte planifikuar që marrëveshja të votohej në Kuvend ditën e sotme (14 Dhjetor).

Zjarr Tv Ad