Përplasjet brenda PD-së për kreun e Partisë/ Ylli Manjani del me reagimin e fortë dhe ka një paralajmërim…

0
717
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, me anw tw njw postimi nw rrjetet sociale, ka dalë me një reagim të forte, pas debateve së brendshme që po zhvillohet në Partinë Demokratike, për postin e kryetarit.

Manjani shkruan se duhet të mësohemi me garën e konkurrencën dhe të mos merremi me njëri-tjetrin, duke thënë se “fajin e ka ai tjetri”.

Postimi:

“Rama ik”- se s’të mundim dot. “Basha ik”- se as ty s’të mundim dot. Ik ti të vij unë! Ça quhet kjo?! Garë?! Demokraci?! Jo, or jo!

Duhet të mësohemi me garën e konkurrencën. Prandaj kanë rëndësi rregullat e ndershme e të drejta të garës. Me rregullat që të japin hakun dhe asgjë më shumë sesa të jep vota. Në fakt, askush nuk merret me deformimin e rregullave, as me prezantimin e rregullave të reja të ndershme. Si brenda edhe jashtë partive njësoj. E njëjta sëmundje.

Të gjithë merren me njëri-tjetrin. As me veten jo… Është më e thjeshta të thuash “fajin e ka ai tjetri”… Për fat të keq edhe më e besueshmja…” – shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad