Përplasjet brenda selisë blu/ Arben Malaj del me propozimin e rëndësishëm për Partinë Demokratike…

0
270
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka dalë me një reagim të fortë në rrjete sociale, nisur nga zhvillimet e fundit brenda PD-së dhe shpalljes “non-grata” të Sali Berishës. Malaj shprehet se; ka ardhur momenti që Berisha të distancohet tërësisht nga PD-ja.

Postimi:

Mirëmëngjesi, i vetë-dijshëm për impaktin që kanë partitë politike në jetën e cdo shqiptari, po ndaj me ju disa ide për zgjedhjet brenda PD-së.

Disa kandidatë përballë Bashës kanë në qendër të platformave të tyre besnikërine ndaj Berishes dhe radikalizimin e opozitës si kur shprehen edhe kur heshtin. Kjo nënkupton se ata konfirmojnë se PD është një parti e mbetur peng.  Berisha ka përgjegjësinë edhe morale ndaj shqiptarëve që ta këputi sa më parë këtë pengmarrje, qoftë edhe jo të dpd. Kjo fillon duke u vetë-shkëputur përfundimisht nga cdo angazhim aktiv në PD dhe politikën shqiptare.  Hapi i parë – vetë-largimi nga cdo strukturë drejtuese e PD-së.

Duke e vetë dorëzuar mandatin e deputetit. Sfida e Berishës pas vendimit të Departamentit të shtetit, nuk do të jetë ligjore por thellësisht morale. Duke mbështetur publikisht cdo bashkëpunim opozitë-mazhorance që lehtëson integrimin në BE. Berisha mund të mësoi/ndjek shëmbullin e Berluskonit që nga një euroskeptik, është sot një mbështetës i fortë i BE-së. Cdo sfidë në jetë sidomos në angazhimet publike e politike është legacy/trashgimnia, cfarë pasurie jo materiale i lë familjes tënde, partisë politike dhe institucionit që ke drejtuar

Personalisht kam pasur përballje të vështira në publik dhe në gjykata kundër akuzave të Berishës. Kam gjyqe të fituara, por nuk vrapoj të gëzoj kur një politikan dështon. Trishtohem që kultura jonë politike nuk po ndryshon pozitivisht. Lidhja me krimin është përkeqësuar. Kapja e shtetit është në nivele kërcënuese. Frikësimi i oponencës publike dhe sidomos blerja e heshtjes së personaliteteve publike dhe shoqërisë civile na rikujton thënien ndërgjegjësuese të Albert Aishtajnit se: “Bota nuk është një vend i vështirë për të jetuar jo sepse ka njerëz të këqinjë, por sepse njerëzit e mirë nuk reagojnë ndaj njerëzve të keqinjë. Ditë të mbarë!” – shkruan Malaj.

Zjarr Tv Ad