Përplasjet e Ramës me gazetarët, Yuri Kim i inkurajon: Është detyra juaj të bëni pyetje të vështira, zyrtarët e kanë detyrim të përgjigjen

0
213
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka inkurajuar sot gazetarët që të bëjnë pyetje të vështira dhe se është detyrë e zyrtarëve që të përgjigjen.

Sipas saj “është detyra e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’iu përgjigjen pyetjeve. “Nëse zyrtarët nuk u përgjigjen pyetjes tuaj shprehet Kim, përsëriteni dhe përsëriteni sërish.

“Ju nxis që të vazhdoni të mësoni, por edhe të edukoni të tjerët, përfshirë edhe zyrtarët që intervistoni, mbi dy gjëra të rëndësishme: se është detyra juaj të bëni pyetje të vështira dhe se është detyra e tyre të japin përgjigje. Është detyra juaj profesionale dhe një shërbim publik të bëni pyetje. Është detyra e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’iu përgjigjen pyetjeve.

Nëse zyrtarët nuk u përgjigjen pyetjes tuaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish. Kërkojuni kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën pyetje derisa zyrtarët, pavarësisht se kush janë ata, të përgjigjen. Shpresoj që të vazhdoni të punoni fort për të ndriçuar, edukuar dhe për të qenë rojtarët e së vërtetës që i duhen demokracisë së Shqipërisë”, u tha Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim studentëve të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, gjatë ceremonisë së diplomimit të tyre.

Ambasadorja dhe studentët biseduan mbi rëndësinë e gazetarisë investiguese për demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit, gjë e cila është në thelbin e Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, një program i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Zjarr Tv Ad