Përplasjet Presidencë-Kryeministri, Ruçi: Meta nuk vepron sipas “orekseve” politike

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka folur në lidhje me përplasjen e Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama për dekretimin në postin e ministri të Jashtëm të Gent Cakajt.

Pavarësisht përplasjeve të ashpra mes Presidencës dhe Kryeministrisë, Ruçi asnjëherë pishman për votën dhe qëndrimin e tij sa i takon zgjedhjes së Ilir Metës në krye të Presidencës.

Kryetari Kuvendit, komentoi edhe deklaratën e bërë nga ai gjatë raundit të 4 të zgjedhjes së presidentit, kur ishte shprehur se vendi rrezikonte zgjedhje të parakohshme. Mes të tjerash Ruçi pohoi se nuk pret që Meta t’u përgjigjet orekseve të partive politike por që të bëjë detyrën sipas Kushtetues.

 “Lidhur me deklaratën time për raundin e katër, s’jam bërë pishman. Ka qenë një deklaratë, e cila përfaqësonte jo vetëm mendimin tim. Por edhe nëse e përfaqësonte mendimin tim si kryetar të grupit, e them edhe sot se nuk kishte luksin Shqipëria që të kalonte nga zgjedhjet në zgjedhje në atë kohë që e bëra.

Ka qenë deklaratë që Kuvendi e mbështeti dhe e kurorëzoi me zgjedhjen e presidentit. S’jam pishman për votën që jap dhe qëndrimet që mbaj. S’kam pritur që presidenti i Republikës Meta, të operoj gjatë detyrës së tij sipas orekseve politike partiake dhe elektorale të asnjë pale. Kam pritur dhe pres që zoti Meta të zbatojë Kushtetutën”, tha Ruçi.

Zjarr Tv Ad