Analisti dhe gazetari Ylli Dylgjeri ka shtruar një pyetje për Lulzim Bashën, kryetarin e shkarkuar. Dylgjeri pyet se përse Lulzim Basha & bashkëpuntoret e tij të ngushtë nuk thonë asnjë fjalë për prezencën e Aleks Sorosit në takimin për “Ballkanin e Hapur”
“Pyetje: Përse Lulzim Basha & bashkëpuntoret e tij të ngushtë nuk thonë asnjë fjalë për prezencën e Aleks Sorosit në takimin për “Ballkanin e Hapur” në prezencë të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev?
A mos tregon kjo edhe një herë lidhjen e ngushtë të Bashës me Xhorxh Soros? Sepse deri më sot Basha nuk ka thënë asgjë për ndryshimin e kufijve, Minishengenin dhe Ballkanin e Hapur? Përse nuk e kundërshton prezencën e Aleks Sorosit dhe e ngatërron me Blinken?”, pyet Dylgjeri në rrjete sociale.