Përse dha dorëheqjen? Gjekmarkaj nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe i dërgon mesazhin e fortë Lulzim Bashës

0
453
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se priste që nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit, PD të dilte forcë e dytë. Faktin që u rendit e treta e quan befasues dhe thotë se dorëheqjen që e dha vetëm 2 muaj pasi u vendos në këtë pozicion, erdhi si përgjegjësi etike dhe morale.

Deklarata e Gjekmarkajs:

Përgjegjësia është etike dhe morale sesa përgjegjësi reale politike. PD, ne dolëm të tretët dhe ishte befasues si rezultat. Nuk e prisja. Prisja vendin e dytë dhe mendoja si do artikuloja për të justifikuar vendin e dytë, çka më dukej edhe normale.  E bëra këtë akt duke lexuar vullnetin e shumicës dhe duke pasur parasysh se ligjërimi im i këtyre muajve, për të cilin unë nuk kam pendesë dhe i rri ligjërimit që kam patur, nuk u lexua ashtu siç unë dëshiroja nga elektorati. Në demokraci vendosin numrat, vendos shumica.

Tani unë jam pakicë në mendim, ndaj bëra aktin e dorëheqjes dhe si akt përgjegjësie. Ftova dhe të tjerë të reflektojnë, ta bëjnë këtë. Të parin kryetarin e PD, zotin Basha dhe kushdo tjetër që e ndjen këtë përgjegjësi. Por kjo nuk do të thotë që unë nuk do të mbroj idetë e mia, ashtu siç i kam patur”, tha Gjemarkaj

Zjarr Tv Ad