Përse disa femra qëndrojnë në lidhje toksike?

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse ndonjëherë e keni parë një shoqe apo të afërme duke vazhduar lidhjen me një partner toksik, me siguri që keni menduar se përse ajo thjesht nuk largohet.

Ndoshta ju vet keni shpenzuar muaj apo vite në një lidhje të pashëndetshme sepse nuk keni mundur t’i jepni fund lidhjes.

Shumë femra inteligjente përfundojnë në lidhje të tilla toksike – por përse?

Nuk besojnë se mund të gjejnë më mirë sesa partneri aktual
Një femër me mendime të ulëta për personalitetin apo pamjen e saj shpeshherë supozon se nuk do të jetë e aftë ta gjej një partner tjetër më të mirë, andaj ajo e pranon atë gjë dhe qëndron në lidhjen aktuale.

Femrat e tilla mund të jenë të rritura në familje toksike dhe mendojnë se lidhja e tyre është normale
Është fakt pikëllues i jetës se shumë prej nesh mund të jemi rritur në familje ku abuzimi, palumturia dhe komunikimi i dobët kanë qenë gjëra normale.

Nëse prindërit tuaj kanë pasur një lidhje toksike, ju mund të rriteni duke menduar se ashtu duhet të jenë të gjitha lidhjet.

Varen emocionalisht apo financiarisht nga partneri
Nëse vareni në dikë për t’i paguar faturat, për t’i shikuar fëmijët apo për t’u kujdesur për ju në mënyra tjera, atëherë e keni të vështirë të largoheni.

Pavarësia financiare është një problem i zakonshëm për femrat të cilat kanë hequr dorë nga puna për t’u kujdesur për fëmijët.

Brengosen se çfarë do të mendojnë njerëzit tjerë
Ndonëse ndarjet dhe shkurorëzimet më nuk shihen si diçka të turpshme, ende shumë femra e kanë problem të ndahen nga partnerët për shkak të rretheve sociale.

Një femër mund të jetë nën presion për ta mbajtur një imazh të caktuar dhe e ka të vështirë ta pranojë të vërtetën rreth asaj se çfarë po ndodh në lidhje.

 

Zjarr Tv Ad