Profesor Sazan Guri i ka dedikuar një shkrim bustit të ri të shenjtores shqiptare Nënë Tereza, vendosur ditë më parë në Aeroportin e Rinasit. Vepra e Ilirian Shimës ka ngjallur mjaft debate dhe reagime, për shkak se fytyra e Nënë Terezës është e mbuluar.
“Nuk duhet ngatërruar Liria për të bëre art, (kur bëhet fjalë për figura të konceptuara) me aspektin e përçudnimit të figurave reale. Nuk mund t’ia marrësh dhe heqësh fytyrën as Skënderbeut, as nene Terezës. Me thoni një skulpturë botërore ku një Lideri i është hequr fytyra…
Pse i është hequr fytyra Nënë Terezës? Sepse në qarqet fundamentaliste anti shqiptare, ka një tendencë mohimi të figurave të Kombit shqiptar, dhe një nënë Terezë pa fytyre është Mesazhi i Disa të ashtuquajturve udhëheqës fetarë qe mohojnë Kombin shqiptar”, shkruan ndër të tjera profesori Sazan Guri.