Përse nuk e shpall Rama, emergjencën civile apo arka e shtetit është bosh?

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sa janë fondet e qeverisë për tërmetin, pse nuk përgjigjen apo arka e shtetit është bosh?! Në ligjin nr. 45 të vitit 2019 në nenin 3, pika 6 thotë: “Emergjencë civile” është situata e papritur me pasoja negative për komunitetin dhe që cenon sigurinë e tij, e cila shkaktohet nga fatkeqësitë që sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën e njerëzve, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”.

Ligji është i qartë:

Përse nuk e shpall Rama, emergjencën civile, por i bishtnon e bëhet qesharak së bashku me një tufë me ministra, që si papagall përsërisin të njëjtin budallëk për mosshpalljen e saj?!

Ç’duhet të ndodhë më shumë për Ramën sesa një tërmet kaq i rëndë, që ka shqetësuar Evropën si dhe përmbytjet që pasuan, për të shpallur emergjencën civile?!

Ku i ka Rama dhe përse nuk bëhen publike, fondet e qeverisë, ndërkohë që flet e flet pa fund gjëra boshe?!

Sa është gjendja reale e Fondit Rezervë të qeverisë, i cili do të ishte burimi kryesor i financimit për dëmet e tërmetit?

Pse nuk bëhen të qarta me shifra dhe fakte, dëmet e shkaktuara nga tërmeti?!

Cila është fatura financiare, qoftë edhe e përafërt, e këtyre dëmeve?!

A mos vallë Rama dhe qeveria e kanë zbrazur totalisht arkën e shtetit dhe nuk ka para, ndaj vazhdon heshtjen idiote, kur dihet botërisht se pa fonde kjo situatë është absolutisht e pamundur që të përballohet?!

Edhe sa kohë do ta vazhdojë qeveria, maskaradën hipokrite, ngopjes me lugën bosh, të kamarierëve qeveritarë me tabaka në dorë, që pasi u grabitën shqiptarëve paratë me koncesione dhe i zhytën në mjerim, bëjnë sikur i gënjejnë tani me nga një tas supë?!

Përse nuk i lënë mashtrimet mediatike të tipit të para viteve ‘90 dhe të marrin të gjitha përgjegjësitë që u ngarkon Kushtetuta dhe ligji dhe të heqin paratë nga koncesionet dhe t’i përdorin për tërmetin dhe përmbytjet në këtë hall të madh që u ra shqiptarëve mbi kokë?!

Shqiptarët duan zgjidhje për shtëpitë e dëmtuara dhe nuk kanë asnjë nevojë të shohin ofensivën mediatike të ngopjes me lugën bosh të ministrave që si budallenj të rëndomtë, recitojnë të njëjtën vjershë nëpër televizione.

Turp për këta ministra që gënjejnë pacipësisht dhe me ndërgjegje shqiptarët!

Turp që poshtërohen në këtë farë feje, këta ministra, për hesap te kryeministrit, që ka ikur vjedhurazi nga Shqipëria dhe i ka braktisur shqiptarët në ditën e tyre të hallit në kuturisjen e tij për të lypur ndonjë foto a ndonjë buzëqeshje lart e poshtë.

Zjarr Tv Ad