Përse Rama ka kaq frike nga transmetimi live i mbledhjeve të Bordit?!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Petrit Vasili

Bordi i gjobëvënësve, që vendos çmimin e naftës, u mblodh 2 herë për 24 orë dhe na polli hiçgjë vetëm 40 lekë të vjetra diferencë nga 265 në 261 lekë për litër nafte.

Nëse mbledhjet do të ishin live, gjithë njerëzia do të shihte e kuptonte se çfarë gjobëvënie mafioze është çmimi i naftës, që e vendos Bordi në gjoja mbledhjet-pazar qesharake të tij.

Çudi e madhe vërtet!

Ky Rama, dashnori i live, që është njeriu histerikisht më i ngjitur pas transmetimit live në televizione e rrjete sociale, ka kaq frikë nga live! Bile është bërë aq i bezdisur dhe bajat me maninë e tij për live, sa edhe vetë pranon që mund t’u dalë njerëzve përpara live edhe kur hapin frigoriferin.

Fytyra e tij shfaqet përditë, orë e minutë live, në shëtitje idiote, në mbledhje estrade dhe takime humori budallenjsh apo kur bënte edhe si ekspert xherah për pandeminë e Covid.

Ndërsa po ky i ngjituri kaq fort pas live, kthehet në bunker dhe nuk guxon për vdekje të transmetojë live mbledhjet e Bordit të tij të Hajdutërisë.T’i transmetojë live për t’ju treguar shqiptarëve me transparencë se cilën ditë u ble nafta, me çfarë çmimi, si e llogarisin dhe se si e vendosin çmimin final, që paguajnë qytetarët!

Po përse nuk i transmeton live? Perse trembet kaq shumë ky histeriku i live?

Shumë e lehtë për ta kuptuar.

Sepse do t’i dalë në shesh e vërteta lakuriqe e vjedhjes, që u bën shqiptarëve çdo ditë me naftën si dhe të gjithë do kuptojnë me emër e mbiemër të gjithë bashkë-hajdutët e popullit!!

Një e vërtetë është e palëkundur.

Atje ku qeveritë janë serioze si në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë e Hungari, çmimi i naftës është shumë më i ulët.

Ndërsa këtu ku qeverisin gjobëvenesat e Bordit Qeveri-Oligarki,  çmimi është tmerr i vërtetë dhe Shqipëria është ndër dhjetë vendet me çmimin më të lartë në botë!!

Zjarr Tv Ad