Përsëri është bërë ndryshim nga kabineti qeveritar. Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se ka larguar nga posti i Ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn, duke e zëvendësuar atë me Olta Xhaçkën.
Në postin e Ministrit të Mbrojtjes, që mbahej nga Xhaçka, do të emërohet, Niko Peleshi. Gent Cakaj, i ka paraqitur sot dorëheqjen e tij Kryeministrit Edi Rama.
Reagimi
Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes.