Përshkallëzohet bojkoti i pedagogëve: Nesër mbahet protestë kombëtare

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përshkallëzohet bojkoti i pedagogëve: Nesër mbahet protestë kombëtare

Sindikata e Pedagogëve përshkallëzon bojkotin.

Mësohet se nesër ata do të mbajnë një protestë kombëtare.

Sipas sindikatës, protesta do të nisë në orën 11:00, në formën e bojkotit total, përpara godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike te vendit.

DEKLARATA

REPUBLIKA E SHQIPERISE SINDIKATA E PUNONJESVE TE UNIVERSITETEVE TE SHQIPERISE (SPUSH)

Të dashur kolegë të IAL-ve publike

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje të peticionit të datës 30 gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe rektorëve të IAL-ve publike.

Të dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik të stafeve dhe universiteteve tona.

Nëse, me datë 20 tetor 2022, ora 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.

Ftojmë edhe studentet që të japin mbështetje me prezencën e tyre.

Le të jemi nesër të gjithë bashkë në këtë hapësirë akademike.

Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë i përbashkët, i shoqëruar me argumentet e pakundërshtueshme të peticionit tonë, do të bëjnë të mundur arritjen e qëllimit që i kemi vend vetes.

Kjo kauzë nuk është vetëm në funksion të stafit akademik, stafit ndihmës-akademik, administrativ dhe studentëve të IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare për shqetësime të tilla ekzistenciale.

Misioni ynë akademik vazhdon!

Zjarr Tv Ad