Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmetaj në një lidhje ‘skype”, ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur lidhur me veprimet që pritet të ndërmerren në PD që pas dorëheqjes së Bashës.
Hajdarmataj tha se nëse do të ishte në dorë të saj, do të preferonte që ish kryetari Lulzim Basha dhe grupi i deputetëtëve që e kishin mbështetur të mos rikandidonin për strukturat drejtuese sepse i kishin shkaktuar dëm të madh PD-së.
Ndërsa Hajdarmataj tha se pavarësisht largimit të Bashës, një pjesë e deputetëve po kërkonin të mbanin “peng” logon e PD-së, duke vendosur kushte pa u dakordësuar me anëtarët e tjerë të grupit parlamentar të PD-së.
Mimoza Hajdarmataj: Unë personalisht, do isha që Lulzim Bashës dhe atyre që i kanë shkaktuar aq shumë dëm PD-së, të mos u jepej asnjë shans për të garuar më. Ky është mendimi im personal. Por megjithatë mendoj që është koha për t’i thënë ndal përçarjeve të mëtejshme dhe për t’u bërë pjesë e bashkimit të madh tani e tutje. Shumica e degëve kanë arritur të rikonfirmojnë databasen e ri të PD-së. Megjithatë është momenti për t’u bashkuar sërish. Pra do ketë një ftesë drejt atyre të cilët ishin të pavendosur dhe të pasqaruar se cilin krah do të mbanin. Ka një pjesë minorancë që kanë mbajtur krahun e Bravës por të gjithë ata janë ftuar për të qenë pjesë e bashkimit të madh.
Pyetje: Si është planifikuar bashkimi?
Hajdarmataj: Momentalisht duhet të jemi të qartë që pas largimit të Bashës, ka tendenca të një pjese shumë të vogël për të vazhduar bllofin dhe për të mbajtur logon. Në dijenin time ka shumë deputetë të grupit parlamentar të cilët nuk e mbështesin deklaratën e djeshme të Alibeajt mbrëmjen e djeshme. Pra është e rëndësishme që ata të vetëdeklarohen për qëndrimin e tyre.