Edmond Hoxhallari ka ardhura nga Korça në Tiranë për të marrë 270 mijë lekë.Këto para nuk i janë dhënë nga qeveria dhe pushteti lokal, fond te cilin ai e përfiton si invalid.
“Zumë avokat dhe e fituam gjyqin sepse na takojnë ato lekët, duhet të na i japë shteti, por këta akoma s’na i kanë dhënë,” thotë ai.
Dhjetëra qytetarë të tjerë me aftësi të kufizuara kanë marrë detyrimet e prapambetura.
Për këtë arsye ata kanë dalë para Ministrisë së Shëndetësisë.Të ardhur nga Korça,Pogradeci,Bilishti kërkojnë vetëm zbatimin e vendimit të Gjykatës.Drejtuesit e bashkive u thonë që nuk është parashikuar një fond në buxhetin e këtij viti nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ne tani jemi në vitin 2021, dhe sa vite do presim që t’i marrim këto,” shprehen ata.
Por, zv ministri Albert Nikolla, thotë se për këta persona nga Gjykata nuk ka një vendim të formës së prerë.
“Këto pagesa bëhen vetëm në mënyrë të pjesshme, vendimi nga ata që kanë marrë nga Gjykata nuk është i formës së prerë,” thotë ai.
Nikolla pretendon se qytetarët po përdoren politikisht.