Personave mbi 75 vjeç t’u vlejnë pasaportat dhe kartat e identitetit deri në fund të jetës

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Brendshme propozon një ligj në të cilin personat mbi 75 vjeç t’i kenë të vlefshme letërnjoftimet deri në fund të jetës.Sipas ministrisë së Brendshme një gjë e tillë bëhet për të eliminuar kostot që ka ky proces në lidhje me personat mbi këtë moshë të cilët e kanë të vështirë të lëvizin e t’u marrësh shenjat e gishtave.Po ashtu, ministria thekson se nëse do të propozohej kompensimi nga buxheti i shtetit për këtë vlerë, do të krijoheshin kosto të panevojshme dhe që nuk janë parashikuar në programet buxhetore të dyja ministrive të linjës që përfshihen në këtë çështje.“Përfitimi i shërbimeve të tjera publike për këtë kategori të shtetasve bëhet i pamundur në kushtet kur janë në pamundësi të lëvizjes, ndaj të cilëve nga shoqëria koncesionare aplikohet shërbimi lëvizës me një kosto të konsiderueshme, përfshirë këtu shërbimin për pajisje me pasaportë, për të justifikuar koston e lëvizjes në banesë. Kompania koncesionare ofron shërbimin mobile, me kosto shtesë, në vlerën 18 000 lekë.” – shkruhet në propozimin e ministrisë.Kështu, duke shmangur kompensimin nga ministria e Brendshme, propozohet që letërnjoftimi për këta persona të jetë i vlefshëm për aq kohë sa janë në jetë.“Në bazë të komunikimeve nga kompania koncesionare është kërkuar kompensimi i vlerës së këtij shërbimi nga programi buxhetor i Ministrisë së Brendshme. Në këto kushte, për të shmangur kostot e panevojshme që deri më tani kanë rënduar mbi këtë kategori shtetasish, propozojmë që afati për dokumentin letërnjoftim për shtetas të moshës mbi 75 vjeç të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë.”Periudha minimale dhe maksimale e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, sipas standardeve të Bashkimit Evropian është 5 dhe 10 vjet.Nga statistikat e prodhuara nga burimi shtetëror zyrtar, Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC) i vitit 2010, rezultojnë të regjistruar 148 484 shtetas të moshës mbi 75 vjeç.

Zjarr Tv Ad