Personazhi i vitit sipas revistës “Time”

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për revistën “Time”, personi i vitit këtë radhë nuk është vetëm një. Ata janë shumë, janë një grup gazetarësh, me në krye disidentin saudit Jamal Khashoggi.

Lista përfshin edhe themeluesen e “start up”-it të ri “Rappler”, Maria Ressa, të sulmuar ashpër nga presidenti autoritar i Filipineve; stafin e gazetës “Capital Gazette” në Maryland, ku 5 punonjës u qëlluan për vdekje në muajin qershor, si dhe dy gazetarë të “Reuters”-it të burgosur në Mianmar, sepse raportuan masakrat mbi myslimanet U Wa Lone dhe U Kyaw Soe Oo.

Në shkrimin e publikuar nga revista prestigjioze, e të titulluar “Gardianët dhe lufta për të vërtetën”, nderohet këmbëngulja e këtyre njerëzve për të kërkuar të vërtetën, pavarësisht pengesave të shumta, që përfshinin deri edhe dhunën e burgosjen.

“Është e qartë, – thanë drejtues të saj, – se manipulimi dhe abuzimi me të vërtetën ka errësuar një sërë temash të mëdha, duke nisur nga Rusia në Rijad, në Silicon Valley.

Ndërkohë, duke fshikulluar me përzgjedhjen e saj edhe Donald Trumpin, që e dëshironte shumë këtë titull, “Time” sqaroi se ka vendosur të nderojë gazetarinë në kohën kur demokracia është nën rrezik nga qeveria dhe avancimet teknologjike.

 

 

Zjarr Tv Ad