Përurohet Qendra e re Sociale në Kombinat, Veliaj: 800 familje marrin shërbime sociale pa pagesë, strehë edhe për 250 të moshuar

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

800 familje në nevojë të zonës së Kombinatit dhe jo vetëm, tashmë mund të marrin të gjitha shërbimet sociale në Qendrën Komunitare “Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat. Qendra multifunksionale për fëmijë, të rinj dhe të moshuar, më e madhja në kryeqytet, është ringritur nga e para pas dëmtimit të rëndë që pësoi nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me zv/Kryeministrin dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, vizituan qendrën e re sociale me ambiente moderne dhe hapësira shumë herë më të mëdha se ato të mëparshmet, ndërtuar me Programin e Rindërtimit. Veliaj u shpreh se kjo qendër është sot shembull i gjithë shërbimeve sociale që ofrohen në institucionet e ngritura për familjet në nevojë dhe individët me nevoja të veçanta. “Ta gëzojmë qendrën më të bukur në Ballkan! Qendër komunitare, qendër sociale, një shtëpi të madhe për të gjithë banorët e Kombinatit, Astirit, Njësisë 14, Yzberishtit, Pezës, Vaqarrit e Ndroqit. Sot është një ditë e jashtëzakonshme! Sigurisht, ka gëzim hapja e çdo shtëpie individuale të çdo familjeje, por kjo shtëpi e madhe për 800 familje është kënaqësi e jashtëzakonshme,” u shpreh Veliaj.

“Kemi ngritur një etalon të ri, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin. Fillimisht nisi si një qendër komunitare për t’iu ardhur në ndihmë të moshuarve të vetmuar. Në fakt, vizioni për të hapur këtë qendër ka qenë i Edi Ramës kur ishte kryetar Bashkie. Ishte ideja që në zonën e “Misto Mames” të kishte një hapësirë për të ofruar disa shërbime bazë për të moshuarit, për fëmijët me aftësi ndryshe dhe sigurisht për ato 800 familje që kanë nevojë për një vakt. Dhe sot vizioni i Ramës në 2007-ën është kthyer në një qendër, që mund të themi është më e bukura,” vijoi Veliaj.

Zv/kryeministri Ahmetaj tha se buxheti i vitit të ardhshëm është konceptuar edhe si buxheti i mbështetjes së shtresave në nevojë. “Më shumë se 15 mijë familje në nevojë që kanë më shumë se tre fëmijë do të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike. Është shumë? Jo. Po lëvizim sipas hapësirës së buxhetit, por është një vëmendje ndaj tyre”.

Qendra ofron një strehë dhe vakte të ngrohta edhe për të moshuarit. “Kemi krijuar një traditë shumë të mirë për festat tradicionale, kur edhe vetmia ndihet pak më shumë, të cilat i organizojmë në komunitet. Nga ky Vit i Ri do kemi kapacitet për 250 vakte në ditë, sidomos për të moshuarit e vetmuar dhe familjet në nevojë,” nënvizoi Veliaj. Shërbimet për fëmijët me aftësi ndryshe në këtë qendër, si fizioterapi, terapi arti, logopedi, terapi zhvillimi, terapi okupacionale janë të gjitha pa pagesë.

Zjarr Tv Ad