Përurohet shkolla “Mervete Peza” në Tiranë/ Arben Ahmetaj: Shkolla tani më e bukur dhe e fortë, nuk jeni kurrë vetëm, sepse ne i mbajmë premtimet

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri dhe njëherazi Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ndodhet në Pezë-Helmes për përurimin e shkollës së ndërtuar “Mervete Peza”, pas fatkeqësisë të 26 nëntorit 2019. Ahmetaj në fjalën e tij, tha se e kanë mbajtur fjalën se do të ishin bashkë, se askush nuk do të ishte vetëm.

Ai tha se 167 shkolla janë duke përfunduar për rindërtimin, shkolla të cilat do të jenë më të mira dhe më të forta. Ndër të tjera, ai tha se po punohet shumë fortë që me datë 25 nëntor, shumë familje të hyjnë në banesat e rindërtuara.

“Dua t’ju kthej në ato ditë të vështira, ku edhe pse pësuat atë goditje ne ja dolëm. Ne gjithë atë cinizëm dhe atë dyshime, sot e prekim kthimin e besimit të gjithë atë kujdes që treguam për nxënësit, prindërit dhe të gjithë familjet.

Shkolla është produkt i bashkëpunimi solidariteti me qeverinë Sllovake është e bukur, më e fortë dhe më e madhe. Dua të falënderoj kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn për vëmendjen e përditshme në këtë shkollë. Po ndërtojmë 167 shkolla, janë vetëm në këtë territor 25 mijë fëmijë që përfitojnë shkolla të reja dhe më të mira.

Kryeministri po i kushton vëmendje hyrjes në shtëpi të mijëra familjeve më 25 nëntor. Rindërtimi po ecën me shpejtësi në të gjitha shkollat, infrastrukturën dhe banesa individuale. Kjo mazhorancë dhe kryeministri kur premton e mban fjalën,” tha Ahmetaj ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad