Përveç taksës, Kosova ndërmerr edhe një masë shtesë për Serbinë

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Kosovës, pritet që në mbledhjen e ardhshme të vendosë edhe një masë reciproke ndaj Serbisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, ka thënë se shumë shpejt do të merret vendimi për masat reciproke ndaj Serbisë për targat dhe patentë shoferët.

Edhe pse Mustafa kishte planifikuar që ky propozim i tij të futet sot në rendin e ditës në mbledhjen e Qeverisë, por që kjo mbeti për mbledhjen e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, vet ministri Mustafa.

“Unë kam propozuar, por nuk ka shkuar për shkak se ka qenë si pikë shtesë dhe nuk kam mundur që ta prezantoj për shkak se ka pasur agjendë kryeministri edhe nuk na lejoi që të vendosim pika shtesë në rendin e ditës. Mirëpo, ky propozim gjithsesi se do jetë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë”, ka deklaruar Mustafa për lajmi.net.

Ky vendim ka ardhur për shkak se Serbia nuk i njeh as targat e as patentë-shoferët e Kosovës dhe në këtë mënyrë, Mustafa ka vendosur që të vendosë këtë masë reciproke me Serbinë.

E për këtë, kanë raportuar edhe mediet serbe. Gazeta “Novosti.rs”, ka shkruar se, ministri Mustafa, ka shpallur masë reciproke ndaj Serbisë, që nënkupton mosnjohjen e targave, patentë-shoferëve dhe të gjitha dokumenteve të Kosovës që Serbia nuk i njeh.

Kujtojmë se njohja e reciproke e targave në mes të Kosovës dhe Serbisë, ishte arritur si marrëveshje në Bruksel në kuadër të Dialogut, por që kjo marrëveshje nuk zbatua asnjë herë nga Serbia.

 

Zjarr Tv Ad