Përveç Tom Doshit, a ka emra të tjerë që nuk duhet të kandidojnë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Yuri Kim…

0
679
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Ambasadorja Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Portit të Durrësit dhe të doganës. Në konferencën e saj për media në dalje të portit, ambasadorja Amerikane, është pyetur nëse ka emra të tjerë të cilët, nuk duhet të kandidojnë në zgjedhje.

Yuri Kim zgjodhi të përgjigjej me një gjuhë diplomatike, duke thënë se, po vijon bisedimet për këtë çështje të rëndësishme dhe në fund të ditës së sotme, do të japë më shumë të dhëna për publikun.

”Jam duke vijuar bisedimet për këtë çështje që është e rëndësishme dhe nga fundi i ditës do ju them më shumë”, është shprehur Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad