Përvjetori i 18 i martesës, Orjola Pampuri me dedikim romantik për bashkëshortin: Bashkë deri sa fundi i jetës të na ndajë

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputete Orjola Pampuri i ka bërë një dedikim të ndjerë bashkëshortit të saj, mjekut Henrik Zotaj në 18 vjetorin e martesë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo i premton se do ta ketë pranë deri në fund të jetës.

“18 vite me pare, me sa mbaj mend ka qene nje dite si kjo sot, por brenda nesh kishte shume dashuri, dhe kjo na bente qe ate rrugetim ta nisnim te sigurtë qe gjithcka do te shkonte mbare dhe bukur. Dhe keshtu ndodhi, sot pas 18 vitesh kemi familje te mrekullueshme, dy djem dhe nje dashuri qe rritet cdo dite. Besnikeria, dashuria, mbeshtetja, mirekuptimi ushqyen marrdhenien tone nder vite dhe e bene ate te shendoshe sic eshte sot.

Familja eshte ‘jasteku’ ku vendos koken  i qete dhe i sigurte qe asgje dhe askush nuk te cenon. Derisa fundi i jetes te na ndaje, te dashuruar e te lumtur gjithnje” shkruan Pampuri.

Zjarr Tv Ad