Pesë ditë nga ndeshja e radhës, trajneri i PARTIZANIT projekton ndryshime në formacion

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partizani do të luajë të mërkurën e ardhshme ndeshjen e kthimit kundër Karabakut, e vlefshme për turin e parë të Europa League. Teksa sfida e parë përfundoi me rezultatin 0-0 me një lojë të kënaqshme të të kuqve, në takimin që do të zhvillohet në Baku gjithçka pritet të jetë më e vështirë për kampionët e Shqipërisë.

Kësisoj trajneri italian Franko Lerda po mendon për 11-shen që do të zbresë në fushë në takimin e kthimit. Ndryshimet priten të jenë me pikatore. Gjasat janë që nga minuta e parë ta nisë Brian Broën, sulmuesi xhamajkan i afruar në këtë merkato vere. Forma e mirë që po kalon sulmuesi dhe nevoja për një lojtar pykë në fazën ofensive ka bërë që italiani ta mendojë seriozisht përfshirjen e tij në formacion titullar.

Pritet të shihet se kush nga futbollistët, mes Çinarit dhe Mensah do të ulet në stol. Me shumë mundësi afrikani do të jetë ai që do ta nisë ndeshjen nga pankina, duke qenë se kuotat e shkodranit janë rritur ndjeshëm falë performancës pozitive në ndeshjen e parë. Gjithashtu mund të ketë një ndryshim në fazën difensive, teksa pritet të shihet nëse do të jetë Trashi ai që do ta nisë nga minuta e parë apo Esin Hakaj.

 

Zjarr Tv Ad