Pesë gjeneralë serbë para gjyqit për djegien e Ambasadës së SHBA-së në Serbi

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrëdhëniet mes SHBA’ve dhe Serbisë me dekada po dëmtohen nga rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe djegia e Ambasadës së SHBA’ve në Beograd, këto nëse nuk i kemi parasysh edhe çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë.

Të enjten, 11.07.2019, fillon gjykimi për rastin e djegies së Ambasadës së SHBA’ve në Beograd, më 2008. Të akuzuarit janë 5 gjeneralë të policisë serbe.

Gjeneralët e Policisë Serbe, Mladen Kuribak, Slobodan Vukolic, Stevan Bjelic dhe Bojan Markovic akuzohen për veprën e rëndë se kanë vepruar kundër sigurisë së përgjithshme kur më 2008, menjëherë pas demonstratës “Kosova është Serbi” janë djegur ambasadat e SHBA’ve, Gjermanisë dhe Kroacisë.

Edhe pse detajet e aktakuzës nuk janë njoftuar ende, mediat kanë kuptuar se prej tyre rrjedh se, gjeneralët, që atëkohë ishin në poste udhëheqëse në Ministrinë e Brendshme të Qeverisë Serbe, nuk vepruan sipas planeve operative të përcaktuara rreth mbledhjeve në vende publike të aprovuar nga Drejtoria e qytetit të Beogradit.

Rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyqi, shtetas amerikan, është temë e çdo takimi mes zyrtarëve serb dhe atyre amerikan. Të hënën e kësaj jave Ambasada Amerikane në Beograd doli me njoftim rreth rastit Bytyqi dhe ishte e qartë se zbardhjen e rastit e kërkojnë me ngulm. Kritikuan autoritetet serbe për mungesë përkushtimi dhe neglizhencë në detyrat e tyre. Në deklaratën e tyre u theksua se nuk kanë harruar dhe nuk duan të harrojnë rastin, e insistojnë për drejtësi.

 

Zjarr Tv Ad