Pesë marinsa amerikanë zhduken, mision kërkimi në japoni

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një operacion shpëtimi po zhvillohet pak milje larg brigjeve japoneze, pasi 5 marinarë amerikanë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përplasjes së dy avionëve ushtarakë amerikanë, gjatë një operacioni furnizimi me karburant.

Avionët e ushtrisë amerikane dhe asaj japoneze po kërkojnë ende për të zhdukurit. Një zëdhënës i ushtrisë japoneze tha më tej se një tjetër pjesëtar i ekuipazhit ishte gjetur, por nuk ka dhënë ende asnjë detaj mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Marinsat ishin duke zhvilluar “stërvitje të programuar rregullisht” kur ndodhi përplasja e papritur rreth orës 2 pas mesnate me orën lokale. Avioni luftarak “F/A-18” me dy pjesëtarë në bord dhe furnizuesi “KC-130” me 5 pjesëtarë ekuipazhi, u përplasën mbi sipërfaqe ujore rreth 55 milje detare nga kepi i Murotos, në jugperëndim të Japonisë.

I shpëtuari i deritanishëm ishte në avionin luftarak, konfirmoi ministri japonez. Forca vetëmbrojtëse e Japonisë ka dërguar 9 avionë dhe 3 anije për misionin e kërkimit. Ndërkohë, një zëdhënës i Rojes Bregdetare japoneze tha se, nga ana e tyre kanë dërguar 9 anije dhe një avion, për të asistuar në përpjekjet për shpëtim.

 

Zjarr Tv Ad