Pesë nobelistë diskutojnë për paqen në botë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juan Manuel Santos, Lech Walesa, David Trimble, Jody Williams dhe Shirin Ebadi analizojnë arsyet pse nuk ka paqe në botë: Tregtia e armëve, ndryshimi i klimës, dëbimi, por ka edhe arsye të tjera.

Në botë ka më pak luftëra, se në vitin 2017, por më shumë vende që janë në konflikt. Dhe luftërat në zhvillim janë ashpërsuar. Ky është njëri nga konkluzionet e shumë studimeve që trajtojnë një temë të paperceptueshme: Pse e vrasim ne njerëzit njëri tjetrin?

Instituti i Heidelbergut për Studimet e Konflikteve Ndërkombëtare, (HIKK) shënon për vitin 2018 një rënie të konflikteve të hapura ushtarake nga 20 në 16, por numri i „luftërave të kufizuara” është rritur nga 16 në 25. Me „të kufizuara” ky institut nënkupton përplasje, në të cilën palët në konflikt, nuk i përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion. Shumica e luftërave janë të përqëndruara në botën arabe, Siri, Afganistan, Libi, Egjipt, Turqi, Jemen dhe Arabi Saudite.

Zjarr Tv Ad