Pesë sigurimsa në polici, priten dhe dy emrat e tjerë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas ministri i brendshëm Sandër Lleshaj doli në mbrojtje të drejtorëve të policisë që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit, sindikata e policisë e quan vijimësinë e procesit të Vettingut si një proces pa vlerë pasi ligji nuk duhet të funksionojë me disa standarde, por duhet të zbatohet për gjithë personat që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Deri më tani janë bërë publikë emrat e 3 zyrtarëve pjesë e sigurimit, ndërsa priten dhe emrat e dy të tjerëve.

Një ditë pas deklaratës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj i cili doli në mbrojtje drejtuesve të policisë që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit para viteve 90’, Sindikata e Policisë e konsideron të pavlerë vijimin e procesit të Vettingut.

Sadetin Fishta  thotë se përgjegjësi për konfirmimin ne detyrë ish-sigurimsave ka komisioni i jashtëm i vlerësimit, i cili pas ndryshimeve ligjore është në varësi të ministrisë së brendshme.

“Përgjegjësia i bie drejtpërdrejt komisionit të Vettingut, i cili përbehet nga 3 anëtarë dhe ata mbajnë gjithë peshën për çdo person të kaluar në proces.”

Deri në këtë fazë të Vettingut në radhët e bluve, janë verifikuar 78 kandidatë, nga të cilët 5 figurojnë me dokumente. Verifikimi i dosjeve ishte ndërprerë për të rifilluar pak ditë më parë kur hynë në fuqi ndryshimet e reja të ligjit për dosjet e sigurimit.

Deri më tani janë bërë publike emrat e 3 drejtorëve, ndërsa pritet që të publikohen dhe emrat e 2 drejtorëve të tjerë.

Sipas Fishtës, ligji nuk duhet të funksionojë me disa standarde, dhe të zbatohet për gjithë personat që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

“Kur nuk është në përputhje me ligjin automatikisht duhet të ndërhyhet për të vendosur autoritetin e ligjit.”

Fishta shprehet se kontrolli i punonjësve të policisë është zhvlerësuar që në momentin që komisioni i jashtëm i vlerësimit është barazuar me rolin e SHÇBA-së, duke qenë se gjatë kësaj periudhe ka kryer vetëm verifikime sipërfaqësore.

“Komisioni i Vettingut është kthyer njëjtë me një kontroll të shërbimit të brendshëm, po thuajse dublojnë njëri-tjetrin në këtë detyrë dhe nuk ka ndonjë funksion të veçantë.”

Procesi i Vettingut në policisë ka ndryshuar 3 herë, ndërsa kanë kaluar dhe afat e parashikuara në nisje të procesit për vlerësimin e punonjësve të policisë.

Deri më tani kanë kaluar në filtër 22 punonjës, 1 prej të cilëve është përjashtuar nga policia, 2 janë dorëhequr dhe 19 të konfirmuar në detyrë.

Zjarr Tv Ad