Peshkopi/ Moti i keq, fshatrat vijojnë të jenë të izoluara

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Dibër raportohet një situatë më e qëndrueshme, megjithatë, ulja e temperaturave dhe erërat e forta mund të sjellin bllokime rrugësh si pasojë e ngricave.

Fshatra të bllokuar, por edhe rrugë të qytetit të Peshkopisë që duhen pastruar.

Kjo është situata e paraqitur nga Peshkopia, ku thuhet se puna për hapjen e tyre ka vijuar përgjatë të gjithë natës e po ashtu edhe në orët e mëngjesit të kësaj të marte.

Situata është më emergjente në fshatrat e njësive administrative të zonave të thella.

Deri më tani, puna për hapjen e rrugëve është fokusuar në ato fshatra ku ka më shumë banorë

Në këtë zonë verilindore, rreth 20 për qind e fshatrave vijojnë të jenë të izoluara, përmendim këtu Selishtën, Luzninë, Lurën, Arrasin, Zallë Dardhës, disa fshatra të ish-komunës Melan, etj..

Zjarr Tv Ad