Pëson difekt në motor gomonja me 5 persona në bord në afërsi të Karaburunit, ndërhyn policia

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gomone me 5 persona në bord është shpëtuar nga autoritetet portuale në Vlorë. Mësohet se rreth orës 14:00 kapiteneria e Vlorës u lajmërua se një mjet i vogël lundrues me flamur shqiptar pësoi defekt në motor.

Menjëherë u njoftua policia kufitare, e cila dërgoi një mjet të shpejtë lundrues për ti ardhur në ndihmë gomones me pesë persona.

Në orën 14:35 u njoftuan autoritet portuale  se u gjete mjeti i cili kishte avari ne motor. Personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu dha edhe  asistenca e kërkuar nga ana e Policisë Kufitare për shpëtimin e tyre duke i shoqëruar për në portin e Vlorës.

Zjarr Tv Ad