Petër Tiede i përgjigjet Ramës: Po më akuzon për publikimin e audiopërgjimeve të vërteta?

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i “BILD” Peter Tiede ka reaguar pas njoftimit të kryemionistrit Edi Rama se i kishte dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor.

Tiede i është kundërpërgjigjur në postimin e vetë kryeministrit Edi Rama në Twitter, ku e pyeste se përse po e akuzonte.

“Dhe pse po më akuzoni mua? Për publikimin e audiopërgjimeve të vërteta?”,- shkruan Tiede.

Më herët kryeministri Rama shkruante: “Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.”

 

Zjarr Tv Ad